Te skuadra e Salazburgut janë të vendosur për ta mbajtur sulmuesin Mërgim Berisha, pavarësisht ofertave nga klubet tjera. Bëhet e ditur se Salzburgu tashmë ka refuzuar edhe ofertën e Stuttgartit, sikurse edhe atë të PSV Eindhovenit për sulmuesin 23-vjeçar.
Stuttgarti kishte ofruar katër milionë euro për kartonin e Berishës, i cili ka kontratë me Salazburgun deri vitin e ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të kemi shumë ndeshje ndërkombëtare dhe kampionale gjatë muajve në vazhdim, dhe ne kemi nevojë për Berishën”, ka insistuar drejtori sportiv i Salazburgut, Christoph Freund. Këtë edicion, Berisha ka një gol të shënuar në tri paraqitje për Salzburgun në të gjitha garat.