Myrto Uzuni ka asistuar një gol për Ferencvarosin, por kampioni i Hungarisë është mposhtur 3:2 të martën mbrëma në ndeshjen e kthimit të fazës së plejofit të Ligës së Kampionëve nga Young Boys Berni, duke u eliminuar nga kjo garë.
Young Boysi e kishte fituar 3:2 edhe ndeshjen e parë në Zvicër.
Uzuni asistoi golin e dytë për Ferencvarosin të shënuar nga Balint Vecsei në minutën e 27-të.
Të martën në fazën grupore të Ligës së Kampionëve kanë arritur edhe Malmo e Suedisë e Benfica e Portugalisë.
Malmo ka pësuar 2:1 në udhëtim ndaj Ludogoretsit në ndeshjen e kthimit, por ndeshjen e parë në Suedi e fitoi 2:0.
Benfica ndërkohë luajti 0:0 në udhëtim ndaj PSV-së, por pasi ndeshjen e parë e kishte fituar 2:1 arriti në fazën e grupeve të Championsit.
-
Uzuni realizon gol në humbjen e Ferencvaroshit
-
Myrto Uzuni humb penalltinë, Young Boysi fiton ndeshjen e parë
-
Uzuni asiston dy gola, Ferencvaros kalon në rrethin e tretë kualifikues të Championsit
-
Uzuni me Ferecvarosin arrin në fazën grupore të Championsit
-
Mitrovica luan me Ferencvaroshin, kërkon vendin në “Europa Cup”