Jetmir Ameti është një tjetër shqiptar që i bashkohet elitës së futbollit të Kroacisë.
Të martën gjatë ditës, transferimin e Ametit te Rijeka e ka bërë zyrtar vetë klubi në faqen zyrtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmeti ka stërvitur me skuadrën e parë të Rijekas tash e një kohë, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes është bërë të martën.
“Kjo është një mundësi për mua dhe jam shumë mirënjohës. I falënderoj të gjithë që më kanë ndihmuar të adaptohem”, ka thënë Ameti që luan si mesfushor.
19-vjeçari është transferuar në elitën e futbollit kroat nga Nurembergu ku ka luajtur me ekipin e dytë dhe ka stërvitur me ekipin e parë.
Në karrierën e tij, ai ishte pjesë e të rinjve të Herthas, ndërsa ka luajtur për Gjermaninë U17 në katër ndeshje.
“Ekipi po luan mirë në fillim të sezonit. Atmosfera në ndeshje kundër Hibernianit ishte e mirë. Shpresoj që edhe unë të jem në gjendje të luftojë dhe ta kem shansin sepse kam dëshirë të madhe të luajë për ekipin e parë. Është shumë mirë këtu në Rijekë. Kroacia është vend i mirë dhe jam shumë i lumtur”, theksoi Ameti.