Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eriksen i dërgon një mesazh mbështetës vajzës nëntëvjeçare që po pritet të operohet në zemër

Futbollisti danez Christian Eriksen i ka dërguar një vajze nëntëvjeçare një mesazh përkrahës para operimit të saj, ku do t’i vendoset në zemër një pajisje për rregullimin e të rrahurave të zemrës, shkruan “The Sun”.

Mesfushori i Interit, Eriksen, vet pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës në Euro 2020 në qershor. Atij po ashtu i është vendosur një pajisje ICD në zemër.

Thuhet se Eriksen tash është në gjendje shumë të mirë fizike pasi është kthyer në Itali.

Dhe ish-ylli i Tottenhamit ka siguruar vajzën e vogël angleze Evie se do t’i kthehet shumë shpejt jetës normale.

Familja e Eviet i dërgoi një letër Eriksenit duke i shpjeguar se asaj po ashtu i duhet një pajisje për rregullim të ritmit të zemrës, pasi është diagnostikuar me një problem në zemër.

Edhe Erikseni në shtëpi dhe në gjendje të mirë pas kolapsimit Futboll Erikseni në shtëpi dhe në gjendje të mirë pas kolapsimit

Angazhimi i tyre nuk solli fryt fillimisht. Por, Eriksen u përgjigj pasi që danezi Kasper Lynge Esmann kishte kontaktuar federatën e Danimarkës.

Në videomesazhin që është shpërndarë në Facebook, Eriksen thotë: “Përshëndetje Evie, është Christiani këtu. Të faleminderit për letrën e këndshme, e kam lexuar sonte. Shpresoj që po ndjehesh komod dhe me optimizëm duke u futur në operacion. Kurrë nuk është argëtuese në spital, por jam i sigurt se mjekët e dinë se çfarë po bëjnë dhe do të ndihmojnë ty. Jam i sigurt se do t’i kthehesh shumë shpejt jetës normale pas operacionit. Unë e di se jam kthyer. E di se do të jetë njëjtë edhe për ty”.