Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhudistët brazilianë të irrituar pas urdhrit të izolimit në “Lojërat e durimit”

Xhudistët brazilianë shprehën zhgënjimin të premten, pasi të gjithë anëtarët e ekipit të tyre tashmë në Japoni u detyruan të izoloheshin në hotel edhe pse askush prej tyre nuk ishte testuar pozitivisht për COVID-19.

Shtatë anëtarë të stafit të hotelit në qytetin Hamamatsu ishin pozitivë për virusin, duke e detyruar ekipin brazilian që të qëndronte atje, si pasojë e marrjes së masave paraprake.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne po jetojmë në një hotel ku nuk është askush tjetër përveç nesh”, tha Ney Wilson, udhëheqësi i ekipit, i irrituar.

“Ne nuk mund të prekim as butonat në ashensorë, ka një person atje për ta bërë atë për ne. Këto janë Lojërat e durimit”.

Gjashtë anëtarët e ekipit të Brazilit testohen çdo ditë për COVID-19 dhe janë të detyruar të përdorin doreza kur hyjnë në restorantin që është me vetë-shërbim.

“Ne kemi një restorant për përdorimin tonë ekskluziv me kuzhinë të përshtatur për shijet braziliane”, tha ai. “Askush nuk ulet përballë askujt tjetër, të gjithë ulen para murit”.

Xhudistët stërviten në një hapësirë autonome, të ndarë me ekranet e xhamit nga publiku i lejuar për të parë përgatitjen e tyre. Një grup i dytë xhudistësh që do të mbërrijnë në Tokio, do të mbahet i ndarë nga ata që janë tashmë në vend, tha Wilson. Ata do të detyrohen të stërviten dhe të ushqehen veçmas për katër ditë në përputhje me protokollet strikte anti-COVID-19.

Xhudo është një nga disiplinat më të suksesshme olimpike të Brazilit, me të paktën një paraqitje në podium në çdo pjesëmarrje në Lojërat Olimpike që nga viti 1984. Wilson tha se synimi në Tokio ishte mbajtja e këtij rekordi të shkëlqyeshëm.

“Objektivi kryesor është të sigurojmë që fati të përsëritet”, tha ai për një ekip që fitoi tri medalje bronzi në kampionatet botërore në qershor.

“Unë besoj se ne kemi potencialin për t'i shtuar medaljet e Komitetit Olimpik të Brazilit”.