Paris Saint-Germaini duket se aksidentalisht e ka konfirmuar transferimin e qendërmbrojtësit Sergio Ramos.
Spanjolli ishte të mërkurën në stadiumin “Parc des Princes” të Parisit, dhe pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i PSG-së, të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë sajtin zyrtar, PSG-ja ka publikuar aksidentalisht një artikull, në të cilin konfirmohet se Ramosi do ta bartë fanellën me numrin katër.
Artikulli ka qëndruar për pak minuta në sajtin e Parisit, përpara se të fshihej.
Ramos te PSG-ja, do të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata i ka skaduar me Real Madridin. Sipas mediumeve franceze, ai do të firmosë kontratë dyvjeçare me Paris Saint-Germainin.