Reprezentuesi i Kosovës, Blendi Idrizi ka shënuar një gol në fitoren e thellë të Schalkes në miqësoren kndër skuadrës tjetër gjermane, Hambron. Schalke shënoi gol e shënoi golin e tretë në fitoren 14:0 të shënaur të dielën. Mesfushori kosovarditë më parë firmosi kontratë për dy vjet me skuadrën e parë të Schalkes, që do të luajë në Bundesliga 2 edicionin e ardhshëm.
Idrizi ishte shquar në xhirot e fundit te Schalke, kur fitoi rastin që të paraqitej në tri ndeshje në Bundesligë. Ndërkohë u ftua nga Kosova dhe po ashtu shkëlqeu. E ka vendin thuajse të sigurt për shtator. Ai i ishte bashkuar ekipit U23 të Schalkes në janar të vitit të kaluar nga Fortuna Koeln.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa shënuar tetë gola dhe ka bërë tetë asistime në 36 ndeshje në kategorinë e katërt gjermane. Në Bundesligë luajti tri ndeshjet e fundit të edicionit dhe realizoi gol ndaj Eintracht Frankfurtit.