Superylli argjentinas Lionel Messi nuk beson se Argjentina ka qenë tepër e varur nga kontributi i tij. Ai ka shtuar se përfaqësuesja është në rrugën e duhur për të arritur sukses në Copa America.
“Në asnjë moment përfaqësuesja nuk varet nga unë. Ne gjithmonë mundohemi të kemi një grup të fortë. Ne gjithmonë kemi thënë se nëse nuk jemi të fortë si ekip, atëherë fitimi dhe arritja e objektivave do të jetë e vështirë. Mendoj se jemi bërë grup i fortë. Shumica e lojtarëve kanë punuar së bashku për një kohë të gjatë”, ka thënë Messi për “Ole”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArgjentina garon në Grupin A të Copa Americas, ndërsa ndeshjen e parë e luan sonte kundër Kilit.