Mesfushori armen Henrikh Mkhitaryan do të jetë pjesë e skuadrës së Romës edhe për edicionin e ardhshëm, ka shkruar “Il Tempo” të martën. Bëhet e ditur se Mkhitaryan ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Romës për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij muaji. Ai është pajtuar me kontratën e re njëvjeçare, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Zyrtarizimi i kontratës së re të Mkihatyranit pritet të bëhet gjatë kësaj jave. Ai te Roma po vlerësohet si lojtar i rëndësishëm pas formës së mirë që e tregoi në sezonin e fundit, ku pati 15 gola e 13 asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat. 32-vjeçari është pjesë e Romës prej vitit 2019.
-
1 qershor 2021 12:49
-
Shpërndaje në: