Sport

Lazio njofton për largimin e Inzaghit

FOTO: AP
 

Lazio edhe zyrtarisht ka njoftuar të enjten se Simone Inzaghi nuk do ta rinovojë kontratën me klubin.

Inzaghi është në krye të emrave si zëvendësues të Antonio Contes tek Interi, pasi ish-trajneri i Chelseat u largua skuadrën me të cilën u shpall kampion në Serie A këtë edicion. Ishte titulli i parë i fituar nga Interi në 11-të vjet.