Milani po planifikon t’i vazhdojë kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë. Në mesin e futbollistëve që do t’i ofrohet kontratë e re është mesfushori Hakan Calhanoglu. Mesfushori turk ka qenë një ndër lojtarët kryesorë këtë edicion te “Rossonerët”. Kontrata aktuale e 27-vjeçarit skadon në fund të këtij muaji. Klubi italian i ka ofruar kontratë trevjeçare me rritje të dukshme të pagës për ta bindur të mbetet në “San Siro”.
Për shërbimet e mesfushorit turk interesim kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Chelsea. Calhanoglu këtë sezon me Milanin në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 12 asistime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo