Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka pasur një takim me trajnerin Ronald Koeman pas barazimit 3:3 në ndeshjen e fundit kampionale kundër Levantes.
Me këtë barazim, Barça pothuajse i ka humbur gjasat për titullin e kampionit në La Liga.
Zë vendin e tretë me 76 pikë, katër më pak se Atletico Madridi që prin në tabelë.
Në këtë takim, Laporta i ka kërkuar Koemanit që të aplikojë futboll me ofensivë dhe të kërkojë më shumë prej lojtarëve që të sulmojnë.
Madje, “Mundo Deportivo” ka thënë se në këtë takim është diskutuar edhe për të ardhmen e trajnerit holandez, e cila do të vendoset pas përfundimit të sezonit aktual.