Nëna e yllit portugez Cristiano Ronaldo ka paralajmëruar rikthimin e birit të saj te skuadra e Sportingut të Lisbonës, kanë raportuar mediumet portugeze të enjten.
Dolores Aveiro ka insistuar se i biri i saj, Ronaldo edicionin e ardhshëm do të luajë për Sportingun, ekip në të cilin u zhvillua si futbollist përpara se të largohet në vitin 2003.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas Sportingut, Ronaldo karrierën e vazhdoi te Manchester Unitedi, Real Madridi dhe së fundi te Juventusi, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2022.
“Do të flasë me Cristianon për ta kthyer te Sportingu. Vitin tjetër, ai do të luajë në stadiumin e Sportingut”, paralajmëroi Aveiro.
Ronaldo 36-vjeçar këtë sezon ka shënuar 35 gola në 42 ndeshje për Juventusin në të gjitha garat