Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stekelenburg mbetet te Ajaxi

Portieri Maarten Stekelenburg ka rinovuar kontratën me Ajaxin, ka njoftuar të mërkurën ekipi nga Amsterdami.

Stekelenburg që kishte kontratë me Ajaxin deri në fund të këtij edicioni, ka firmosur edhe për një vit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu që, ai do të jetë pjesë e klubit edhe për sezonin e ardhshëm.

Portieri 38-vjeçar u rikthye te Ajaxi vitin e shkuar kurse këtë sezon ka regjistruar 19 paraqitje.

Ai karrierë ka bërë edhe te Evertoni, Fulhami, Southamptoni, Monaco e Roma.

Stekelenburg ka edhe 58 paraqitje me Përfaqësuesen e Holandës.