Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi po synon transferimin e Sanchos para Evropianit

Manchester Unitedi është i vendosur për ta transferuar mesfushorin e Borussia Dortmundit, anglezin Jadon Sancho. Madje, gazeta gjermane “Bild” ka raportuar të martën se krerët e Unitedit kanë intensifikuar bisedimet me Dortmundin për të arritur sa më shpejtë që të jetë e mundur marrëveshje për Sanchon.

Mësohet se Unitedi po synon transferimin e Sanchos para fillimit të Kampionatit Evropian që fillon pas një muaji.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipi anglez është i gatshëm të ofrojë rreth 85 milionë euro për Sanchon, i cili ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023. 21-vjeçari këtë sezon ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 18 asistime në 35 paraqitje për ekipin gjerman në të gjitha garat.