Sport

KOK-u dënon sulmin ndaj alpinistëve në Zubin Potok

 

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë alpinistëve të “Kosovo Mountain Club” gjatë së dielës në afërsi të bjeshkës së Zubin Potokut.

KOK-u dënon sulmin duke thënë se cenon lirinë dhe aktivitetin e lirshëm të bjeshkatarëve, duke e cilësuar si të papranueshëm dhe të patolerueshëm.