Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka dënuar sulmin e armatosur ndaj grupit të “Kosova Mountain Club” në bjeshkë afër Zubin Potokut, duke iu bërë apel organeve që t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme.
Sulmin e ka cilësuar si rast kriminal derisa ka ftuar të zbardhet dhe “kryerësit të dalin para drejtësisë”.
“Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që grupet kriminale në asnjë vend, e veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, të fuqizohen sikurse vite më parë. Të gjithë së bashku dhe secili veç e veç, duhet të kontribuojmë çdo ditë që gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike apo fetare, të jetojnë të qetë në shtetin e tyre”, thuhet në reagimin e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
KOK-u dënon sulmin ndaj alpinistëve në Zubin Potok
-
Zeqiri për shpërthimin në veri: S’ka vend për panik
-
Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Mos i mbyllni sytë para regjimit në Serbi
-
Policia jep detaje për incidentin në Zubin Potok
-
Mula e shokuar me sulmin në Zubin Potok: Në ekspeditë kishte edhe bjeshkatarë ndërkombëtarë