Besa Famgas ka shënuar fitore ndaj Prishtinës me rezultat 33:29, në ndeshjen e parë të finales së plejofit në Superligën e hendbollistëve. Ndeshja e zhvilluar në “Karagaç” të Pejës ishte e hapur deri në sekondën e fundit.
Gjatë pjesës së dytë të dy skuadrat luftuan maksimalisht për të arritur fitoren, megjithatë, vendasit treguan më shumë lojë të mirë dhe në fund arkëtuan triumfin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNikola Prce e Yll Muqolli ishin më efikasët te Besa Famgas me nga 8 gola. 6 gola i shënoi Charalampos Mallios, 5 Egzon Gjuka e 4 gola i kishte Victor Alonso.
Te Prishtina me lojë të mirë u dallua Deniz Terziqi. Ai realizoi 9 gola, ndërsa kishte edhe shumë asistime, sidomos për pivotët. Lulzim Shabani realizoi 6 gola, 4 i kishte Petrit Prekazi kurse nga 3 gola i shënuan Rron Ramadani e Vlerson Zherka.
Me numër të konsiderueshëm të pritjeve u dalluan edhe portierët e dy skuadrave, Mursel Mehmeti e Armir Agushi.
Ndeshja e dytë luhet në Prishtinë, ndërsa skuadra nga kryeqyteti do të kërkojë fitoren për të siguruar edhe ndeshjen e tretë. Besës i duhet një fitore apo një barazim për ta siguruar titullin.
Besa i ka fituar të gjitha ndeshjet e stinorit të rregullt dhe në gjysmëfinale tejkaloi Vëllaznimin. Prishtina në stinorin e rregullt ishte e dyta, kurse në gjysmëfinale të plejofit e kaloi Trepçën.