Besa Famgas e Prishtina nuk kanë hasur telashe për të kaluar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Të dy skuadrat finalen e kanë siguruar të martën, kur u luajtën ndeshjet e dyta të serisë gjysmëfinale të plejofit. Besa Famgas, që po dominon plotësisht hendbollin kosovar, ka kaluar në finale pas dy fitoreve të thella ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBesa stinorin e rregullt e ka përfunduar në pozitën e parë duke i fituar të gjitha ndeshjet. Në fundjavë në Pejë, Besa fitoi me shifrat 40:19, ndërsa mbi 40 gola i shënoi të martën në Gjakovë, kur fitoi me 49:23. Hendbollistët pejanë, Yll Muqolli, Egzon Gjuka e Jon Muqolli shënuan secili mbi dhjetë gola për të udhëhequr Besën drejt fitores dhe finales.
Bindëse ishte edhe Prishtina në përballje me Trepçën. Pasi ndeshjen në kryeqytet e kishte fituar me shifrat 40:26, Prishtina të martën fitoi edhe në “Minatori”. Rezultati ishte 40:27 në të mirë të Prishtinës. Aloja Agon Bajqinovci ishte më efikasi duke realizuar 14 gola.
Besa Famgas e Prishtina do të takohen në finale, ndërkohë që ekipi pejan është favorit i madh.
Por prej të mërkurës skuadrat nuk do të jenë të kompletuara. Të mërkurën grumbullohet përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa si Besa ashtu edhe Prishtina kanë shumë lojtarë në përfaqësuese. Kosova synon sukses historik – kualifikimin në Evropian. Për këtë i duhet fitorja ndaj Malit të Zi, pas një jave në Prishtinë. Hendbollistët po ëndërrojnë për suksesin e madh, falë fitores ndaj Rumanisë në Bukuresht, muajin e kaluar.