Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mersim Asllani shënon dhe mposht Grasshopperin e Demhasajt

Mersim Asllani e shënoi golin e fitores për Lausanne Ouchyn.

Të premten, skuadra e Asllanit fitoi në udhëtim te Grasshopperi me rezultatin 2:1 në “Challenge League” të Zvicrës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asllani e shënoi golin e fundit në ndeshje në minutën e 85-të.

Asllani luajti në tërë ndeshjen kurse Alban Ajdini u zëvendësua në minutën e 76-të. Ndeshjen e kompletoi edhe Lavdrim Hajrulahu.

Te Grasshopperi për Ermir Lenjani luajti për 90 minuta kurse Demhasaj u zëvendësua në minutën e 79-të.