Mbrojtësi i krahut të djathtë, Alessandro Florenzi, ka pranuar se ndihet shumë i lumtur te Paris Saint-Germaini por nuk e di nëse ekipi francez do ta shfrytëzoj të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.
Në një intervistë për mediumet italiane, Florenzi ka thënë se dëshiron të mbetet pjesë e Parisit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u huazua te ekipi francez para fillimit të këtij edicioni nga Roma për një vit dhe PSG-ja ka të drejtën e blerjes së tij për dhjetë milionë euro këtë verë.
“PSG-ja është përvoja që e kam kërkuar. Jam i fokusuar në këtë ekip dhe shumë i lumtur. Shpresoj të mbetem gjatë këtu por nuk varet nga unë”, ka thënë Florenzi, i cili ka dy gola e një asistim në 33 ndeshje.