Mesfushori belg Dennis Praet pritet që karrierën ta vazhdoj në La Liga. “Mundo Deportivo” ka shkruar të martën se interesim për shërbimet e Praetit ka shprehur skuadra e Sevillas.
Madje, thuhet se Sevilla ka bërë gati një ofertë prej 20 milionë eurosh për ta bindur skuadrën e Leicesterit në lirimin e mesfushorit 26-vjeçar gjatë kësaj vere.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPraet këtë edicion nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme te Leicesteri dhe ka kërkuar largimin nga ekipi anglez.
Ai po shihet si përforcim i duhur për mesfushën te ekipi spanjoll. Praet ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat.