Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kloppin e shqetëson edhe reforma në “Champions”

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka mirëpritur lajmin për dështimin e themelimit të Superligës së Evropës, por ka thënë se është i shqetësuar me reformat që do të bëhen në Ligën e Kampionëve.

Nga Superliga e Evropës janë larguar nëntë nga 12 ekipe të cilat kanë qenë në krye të formimit të ligës së re evropiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, pajtueshmëria gjatë ditës së hënë që në Ligën e Kampionëve të marrin pjesë 36 ekipe, e ka lënë të shqetësuar trajnerin Klopp.

“Nuk mund të shfaqësh gjithmonë më shumë gara. Është shumë mirë që Superliga është tërhequr, por edhe Liga e re e Kampionëve nuk është e mirë. Dhjetë ndeshje në vend të gjashtë ndeshjeve dhe pa ide se ku do t’i fusësh ato. Njerëzit e vetëm të cilët nuk pyeten janë trajnerët, lojtarët dhe tifozët. UEFA nuk na pyeti, Superliga nuk na pyeti. Gjithmonë është ‘luani më shumë lojë’. Liga e re e Kampionëve, cila është arsyeja për këtë? Paratë... Nuk e kam idenë se si do t’ia dalim me më shumë lojë. Nuk mund t’i kesh 20 ekipe në ligë, dy gara të kupave, 10 ndeshje ndërkombëtare para Krishtlindjeve, këto gjëra janë të pamundura”, ka thënë Kloppi.