Te Real Madridi janë dorëzuar në tentimin për ta mbajtur qendërmbrojtësin Raphael Varane.
Varane ka vendosur përfundimisht të largohet nga klubi në fund të sezonit pasi ka refuzuar edhe ofertën e fundit për vazhdimin e kontratës që i skadon në verën e vitit 2022.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë arsye, te Reali janë pajtuar që ta shesin Varanen në verë dhe tashmë i kanë caktuar çmimin. Për ta lënë të lirë Varanen, Reali Madridi po kërkon 70 milionë euro dëmshëprblim.
Varane këtë sezon ka regjistruar 36 ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar dy gola. Francezi 27-vjeçar është pjesë e Realit prej vitit 2011 kur iu bashkua nga Lensi.
Manchester Unitedi dhe Chelsea, janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e Varanes.