Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më shumë pikëve të plota të marra në udhëtim.
Të dielën, Ballkani fitoi në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas me rezultatin 2:0, me një gol të Ermal Krasniqit dhe një të Mirlind Dakut nga penalltia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është e vërtetë që ishte një ndeshje e rëndësishme. Por, tre pikët janë më të rëndësishme. Ishte një kundërshtar i fortë, patëm raste të humbura, por në këto ndeshje, më të rëndësishme janë tre pikët. Lufta për objektivat që kemi bëhet shumë e vështirë”, theksoi pas ndeshjes Shkëmbi.