Jesse Lingard mund të largohet nga Manchester Unitedi. Forma e mirë që po kalon sulmuesi i huazuar te West Hami ka bërë që skuadra të njohura të interesohen për të.
Sulmuesi 28-vjeçar këtë edicion me West Hamin në nëntë ndeshje ka realizuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas “ESPN”, interesim për anglezin kanë shprehur Real Madridi, Interi dhe Paris Saint-Germaini. Manchester Unitedi thuhet se do ta rikthejë fillimisht sulmuesin për të diskutuar të ardhmen.
Lingardi ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2022.