Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi të shtunën luan me Barçën në stadiumin e 90-të

Lionel Messi do të luajë në dy ndeshje vendimtare brenda një jave. Messi do ta kërkojë titullin e 11-të në La Liga dhe Kupën e Mbretit për herën e shtatë.

Katër herë deri tani i ka fituar dy titujt kryesor brenda në vend me Barcelonën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Para se të kthehet në La Cartuja për t’u përballur me Athletic Bilbaon në Kupë, ai do të luajë kundër rivalit të vjetër, Real Madridit. E shtuna në mbrëmje për të do të jetë e 23-ta kundër Madridit, ndërsa Valdebebas do të jetë stadiumi i 90-të ku Messi do ta përfaqësojë Barcelonën. Ka shënuar gol në 69 stadiume nga 89 në total. 15 prej tyre në “Santiago Bernabeu”. Megjithatë, Messi nuk ka shënuar gol kundër madrilenëve qëkur u largua Cristiano Ronaldo. Goli i fundit kundër Real Madridit për Messin ishte në maj të vitit 2018.

Messi është golashënuesi më i mirë në “El Clasico” me 26 gola. Do ta barazojë Sergio Ramosin me ndeshje të luajtura, 45 gjithsej, pasi qendërmbrojtësi është në dyshim për të luajtur në derbi.

Messi edhe sivjet është golashënuesi më i mirë i sezonit me 23 gola, katër më shumë sesa Gerard Moreno dhe Luis Suarez.