Arbër Zeneli ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Suedisë në futboll. Për të do të jetë ndeshje e veçantë. Ai e fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2015 me Suedinë, me grupmoshën U-21.
Zeneli ishte në formë të mirë në duelin e mesjavës, kur Kosova fitoi ndaj Lituanisë në miqësore me rezultatin, 4:0. Dy prej atyre golave i realizoi 26-vjeçari Zeneli. Zeneli shpreson që të realizojë gol edhe ndaj Suedisë të dielën në mbrëmje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Siç e tha edhe trajneri, kemi folur për këtë ndeshje, e dimë se do të jetë një ndeshje e rëndësishme. Brenda ekipit të Suedisë ka lojtarë të klasit botëror. E kanë Zlatanin në ekip, janë shumë të fortë. Megjithatë, ne duhet ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë”, theksoi Zeneli, futbollist i Reimsit në Francë.
“Do të jetë ndeshje e veçantë për mua. Kam luajtur me Suedinë prej moshës 15-vjeçare. Më ka ndihmuar të bëhem Arbëri që jam sot. Mendojmë vetëm për fitore, do të përgjigjemi në mënyrën më të mirë. Ne shkojmë për pikët e plota”, përfundoi ai.