Skuadra nga La Liga, Atletico Madridi, ka shprehur interesim për mesfushorin e Tottenhamit, argjentinasin Giovani Lo Celso, raporton “AS”.
Tek Atletico janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për transferimin e Lo Celsos në fund të këtij edicioni pasi trajneri Diego Simeone e sheh si përforcim të duhur për mesfushën në sezonin e ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLo Celso 24-vjeçar është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2019 kurse karrierë ka bërë edhe te Betisi, PSG-ja e Rosario.
Këtë edicion, Lo Celso ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar një herë në 19 ndeshje për Tottenhamin në të gjitha garat.
Ai ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2025 kurse ka edhe 21 ndeshje e ka realizuar dy gola me Përfaqësuesen e Argjentinës.