Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vëllezërit Sahiti mposhten nga Istra

Vëllezërit Emir e Suad Sahiti që luajnë te Shibeniku në Kroaci janë mposhtur të premten mbrëma.

Në ndeshjen e parë të xhiros së 24-të të elitës së futbollit të Kroacisë, Istra e vendit të fundit në tabelë mposhti Shibenikun me rezultatin 3:2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Emiri shënoi gol ndërsa Suadi debutoi me skuadrën me të cilën u prezantua të enjten.

Emiri i dha avantazhin vizitorëve në fundin e pjesës së parë. Për të ishte goli i shtatë i kampionatit aktual. Emiri luajti në tërë ndeshjen, ndërsa Suadi debutoi në minutën e 67-të. Te Shibeniku nga minuta e 60-të u inkuadrua edhe Isnik Alimi.

Shibeniku është në vendin e gjashtë me 26 pikë, ndërsa Istra në vendin e fundit me 17 pikë.