Tammy Abraham ka vendosur të largohet nga Chelsea. Sulmuesi anglez, nuk është në planet e trajnerit Thomas Thuchel.
23-vjeçari nuk do të nisë bisedimet me klubin londinez për vazhdimin e kontratës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesit anglez, kontrata me londinezë i skadon në vitin 2023.
Sipas mediave në Ishull, Abrahami dëshiron të largohet në fund të sezonit.
Interesim për sulmuesin anglez kanë shprehur skuadra si Tottenhami, Milani dhe West Hami.
Këtë sezon, Abrahami ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.