Ish-presidenti i klubit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Katalonjës.
Policia në Katalonjë sot ka zhvilluar operacionin ‘’Mossos’’ brenda zyrave të klubit të Barcelonës, ku përveç Bartomeut, janë arrestuar edhe Oscar Grau dhe Roman Gomez, raporton media e afërt me klubin katalanas, Rac1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahu i djathtë i Bartomeut, Jaume Masferrer, gjithashtu ka rënë në pranga të Policisë.
Arsyet e arrestimit ende nuk janë bërë të ditura.
Bartomeu vetëm pak muaj më parë dha dorëheqje nga pozita e presidentit të Barcelonës, si shkak i presioneve dhe akuzave të shumta ndaj tij.
Barcelona ka thënë se ka ofruar bashkëpunim të plotë me autoritetet ligjore dhe policore, për të ndihmuar me faktet që janë temë e hulumtimit.