Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rahoveci me fitore të rëndësishme në Suharekë

Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma, Rahoveci e mposhti Golden Eagle Yllin në Suharekë me rezultatin 72:67. Ndeshja ishte e hapur deri në fund dhe u vendos në aksionet e fundit. Më të qetë në fund ishin lojtarët e Rahovecit.

Rahoveci është kthyer te fitorja pas pesë humbjeve rresht. Altin Morina udhëhoqi Rahovecin me 11 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime. Isaiah Traylor kishte 16 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, ndërsa pikë dyshifrore realizuan edhe Arian Qallaku (14), Alban Veseli (13) dhe Marvin Jones (11).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Ylli u dallua Erjon Kastrati me 19 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime.

Rahoveci me këtë fitore del në vend të parë me 34 pikë. Ylli i ka 33 pikë por ka një ndeshje më pak të luajtur.