Sulmuesi Ahmed Januzi dhe mbrojtësi Bujar Idrizi do të jenë plotësisht të gatshëm për duelin kundër Ballkanit që zhvillohet të dielën në orën 13:30.
Takimi do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, dhe i takon xhiros së 22-t të Superligës së Kosovës.
Lajmi për rikthimin në stërvitje të Januzit dhe Idrizit është bërë i ditur në faqen zyrtare të Llapit në “Facebook”.
“Në seancën e fundit të zhvilluar të shtunën në mëngjes, skuadra e Llapit ka marrë lajme pozitive për ndeshjen ndaj Ballkanit. Pozitiv për skuadrën është rikthimi nga lëndimi i sulmuesit Ahmed Januzi, dhe mbrojtësit, Bujar Idrizi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Llapit.
Po ashtu është bërë e ditur se mbrojtësi Ahmet Haliti, që u zëvendësua në duelin ndaj Trepçës ’89 pas gjysmë ore lojë, nuk ka lëndim serioz dhe është i gatshëm po ashtu për duelin ndaj suharekasve.
-
Fitore e rëndësishme e Llapit ndaj Ballkanit
-
Llapi synon fitoren e parë, Ballkani qëndrimin lart në tabelë
-
Ballkani synon ta fitojë derbin me Prishtinën për të mbetur në garë për titull
-
Ferizaj e Prishtina respektojnë njëra-tjetrën, por synojnë pikët maksimale
-
Llapi vazhdon kontratën me Ahmed Januzin