Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Operohet Hendersoni

Liverpooli ka njoftuar se kapiteni Jordan Henderson është operuar me sukses pas lëndimit të pësuar në ije.

Mesfushori i Liverpoolit u lëndua në derbin ndaj Evertonit, duke u detyrua ta lëshojë fushën para kohe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Stafi mjekësor i klubit ka bërë të ditur se 30-vjeçari do të mungojë rreth tetë javë.

Përveç Hendersonit, të lënduar te Liverpooli janë edhe Virgil van Dijk, Joe Gomez, Joel Matip, Diego Jota, James Millner dhe Fabinho.