Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski, lojtar i ndeshjes

Sulmuesi polak Robert Lewandowski është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes në mes të Lazios dhe Bayernit. Bayerni fitoi 4:1 ndaj Lazios në Romë, ndërsa Lewandowski shënoi golin e parë.

Ekspertët e UEFA-s kanë vlerësuar se Lewandowski ishte i rrezikshëm gjatë gjithë ndeshjes, ka shfaqur nivel në aspektin defanziv dhe ishte vazhdimisht i mobilizuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është natë e mirë kur ia del të shënosh katër gola si skuadër. Ndoshta unë nuk kam pasur aq shumë shanse për gol, por jam mundur të dal në pozitën e duhur. Në përgjithësi ai gol i hershëm ishte i rëndësishëm”, ka thënë Lewandowski për sajtin zyrtar të UEFA-s.