Sport

Haaland shkëlqen në fitoren e Dortmundit

Borussia Dortmundi është kthyer te fitorja pasi ka mposhtur në udhëtim Schalken me rezultat të thellë 4:0.

Pjesa e parë u takoi mysafirëve që shënuan dy gola. Fillimisht në minutën e 42-të Jadon Sancho shënoi për 1:0.

Vetëm tre minuta më vonë Erling Haaland realizoi një eurogol për shkuar në pushim me epërsi prej 2:0.

Edhe në pjesën e dytë skuadra e Dortmundit, ishte më e mirë ku shënoi edhe dy gola.

Raphael Guerreiro në minutën e 60-të shtoi epërsinë në 3:0. Golin e katërt dhe të fitores e realizoi Haaland në minutën e 79-të për rezultatin 4:0.