Futboll

Pikë të plota për Dortmundin ndaj Athletic Bilbaos

dortmund

Pas barazimit dramatik me Juventusin, Borussia Dortmundi ka shënuar fitore ndaj Athletic Bilbaos në fazën e ligës në Champions.

Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë, gjiganti gjerman fitoi 4:1. 

Daniel Svenson e shënoi golin e parë për Dortmundin në minutën e 28-të. Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë.

Carney Chukwuemeka e ngriti rezultatin në 2:0 në minutën e 50-të.

Bilbao u kthye në lojë në minutën e 61-të, kur shënoi Gorka Guruzeta. 

Por Serhou Guirassy me golin e minutës së 82-të e mbylli sfidën. Tjetër gol gjermanët shënuan në minuten e 91-të. Julian Brandt ishte realizator.