Ish-përzgjedhësi i Argjentinës, Jorge Sampaoli, pritet të emërohet trajner te skuadra e Ligue 1, Olympique Marseille, kanë raportuar mediumet e huaja të premten.
Bëhet e ditur se Sampaoli tashmë ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Marseilles që janë në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të portugezit Andre Villas-Boas javë më parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarizimi i Sampaolit te Marseille pritet të bëhet në fund të këtij muaji kur trajneri argjentinas do të largohet nga Atletico Mineiro me të përfunduar sezoni në kampionatin e Brazilit.
Sampaoli 60-vjeçar ka punuar si trajner edhe te Sevilla në Evropë, kurse ka qenë edhe në krye të Përfaqësueses së Kilit si dhe skuadrës së Santosit.