Pasi i mungoi Reimsit në tri ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit, mesfushori i Kosovës, Valon Berisha do të jetë i gatshëm për duelin kundër Strasburgut ka shkruar të premten “L’Equipe”. Dueli mes Strasburgut dhe Reimsit, zhvillohet të dielën (15:00) dhe i takon xhiros së 22 të kampionatit francez.
“Pas mungesës në tri ndeshjet e fundit si pasojë e lëndimit, mesfushori Valon Berisha kthehet te Reimsi për duelin kundër Strasbourgut”, ka shkruar ndër të tjera e përditshmja franceze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBerisha këtë edicion ka një gol e dy asistime në 18 ndeshje në të gjitha garat për Reimsin. Për dallim prej Berishës që kthehet në fushë, Reimsit në këtë duel do t’i mungojë reprezentuesi tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli që ende nuk është rikuperuar nga lëndimi. Zeneli nuk u paraqit te Reimsi as në ndeshjen e fundit kundër Brestit.