Sport

Berisha i mungon Reimsit edhe ndaj Lillet

Berisha i mungon Reimsit edhe ndaj Lillet
 

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha do t'i mungojë skuadrës së Reimsit edhe për ndeshjen kundër Lillet. Bëhet e ditur se Berisha ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit David Guion për ndeshjen e dytë rresht.

Mesfushori i mungoi Reimsit edhe vikendin e shkuar kundër Saint-Etiennet. Dueli mes Lillet dhe Reimsit zhvillohet të dielën prej orës 17:00. Berisha këtë edicion ka një gol e dy asistime në 18 paraqitje për Reimsin në të gjitha garat kurse pjesë e këtij ekipi është edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli. Pas 19 ndeshje të luajtura këtë sezon në Ligue 1, Reimsi zë vendin e 14 në tabelë me 21 pikë të mbledhura.