Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Undav kërkon luftë nga bashkëlojtarët

Deniz Undav

Sulmuesi gjerman, Deniz Undav, u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve që të luftojnë më shumë, në mënyrë që të mbesin në garë për ta fituar Botërorin.

Ai ka reaguar në këtë mënyrë pas humbjes zhgënjyese 2:1 nga Ekuadori.

Ekuadori me fitore e siguroi fazën nokaut të Botërorit 2026. 

Duke e analizuar situatën, 29-vjeçari tha se kishte dallim në intensitet mes dy përfaqësueseve. 

“Ekuadori ishte më agresiv”, deklaroi fillimisht sulmuesi i Stuttgartit. 

Edhe Musiala: Duhet të mësojmë nga kjo humbje Botërori 2026 Musiala: Duhet të mësojmë nga kjo humbje

Ai theksoi më tej nevojën për ndryshim të mentalitetit.

“Duhet ta mbrojmë veten më shumë, nëse loja është e ashpër, edhe ne duhet të luajmë në atë mënyrë”, është shprehur Undav.