Trajneri i ri i Chelseat, Thomas Tuchel, duket se e ka një plan të madh me klubin anglez.
“Daily Mail” raportoi të mërkurën se Tucheli e dëshiron në skuadër sulmuesin e Dortmundit, Erling Haaland.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy transferim po planifikohet të realizohet gjatë afatit kalimtar të verës.
Bëhet e ditur se pjesë e rëndësishme e ekipit për Tuchelin, konsiderohen edhe lojtarët e rinj, si Tammy Abraham e Timo Werner.
Trajneri gjerman u emërua në krye të Chelseat të martën dhe nënshkroi kontratë për një vit e gjysmë me mundësi vazhdimi. Ai do ta zëvendësojë të shkarkuarin Frank Lampard.