Sport

Suarez po i tregon Barcelonës se çfarë po i mungon

Suarez po i tregon Barcelonës se çfarë po i mungon
 

Biznesi i transferimeve të Barcelonës është kritikuar nga tifozët dhe ekspertët në vitet e fundit, por pak vendime mund të vlerësohen më të këqija se ai i lejimit të sulmuesit uruguaian Luis Suarez që të largohej drejt Atletico Madridit para fillimit të këtij edicioni. Përveç mërzitjes së yllit të klubit, Lionel Messi, për shkak të mënyrës se si drejtuesit e trajtuan Suarezin, Barça e dobësoi veten dhe i dha Atleticos llojin e golashënuesit që nuk e kishte pasur në radhët e veta gjatë edicioneve të fundit.

“Nuk mund ta besoja atë që ata bënë me Suarezin, ishte çmenduri”, ishte ankuar Messi në dhjetor pas paraqitjeve të mira të Suarezit te Atletico. “Ata e lanë atë të shkonte falas, duke paguar kontratën e tij dhe mbi të gjitha ata ia dhanë Suarezin një skuadre që do të luftonte për titullin e kampionit kundër nesh”.