Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqi, “heroi i pafat” i Lazios

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka qenë figura heroike, por edhe më e pafat, në fitoren e Lazios ndaj Parmas në 1/8 e finales së Kupës së Italisë.

Lazio fitoi 2:1 për të kaluar në çerekfinale. Marco Parolo realizoi i pari në ndeshje për Lazio në minutën e 23-të, ndërsa Valentin Mihaila barazoi gjithçka në minutën e 83-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Vedat Muriqi gjuajti me kokë pas një harkimi në zonën e rreptësisë. Goditja e tij përfundoi në shtyllë. Topi u kthyer në shpinën e portierit Simone Colombi dhe fitorja Lazios iu regjistrua falë autogolit të portierit.