Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pereyra i Udineses shënon gol pas 23 sekondash

Atalanta e humbi mundësinë të ngjitet në top katërshen e Serie A, pasi u ndal në barazim 1:1 nga Udinese të mërkurën.

Ishte ndeshje e mbetur e xhiros së 10-të që u shty për shkak të kushteve jo të përshtatshme në fushën e lojës pasi u mbulua me ujë nga të reshurat e shiut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Roberto Pereyra ishte i pari që shënoi për ekipin vendës pas 23 sekondash. Ishte goli më i shpejtë i Udineses në Serie A që prej vitit 2014.

Luis Muriel u kundërpërgjigj me golin e barazimit pak para përfundimit të pjesës së parë. Atalanta është në vendin e gjashtë në tabelë me 33 pikë, ndërsa Udinese në vendin e 15-të ka 17 pikë.