Luka Donçiq e ka tejkaluar Michael Jordanin në listën e basketbollistëve me më së tepërmi dyshifror të trefishtë të realizuar në NBA.
Por slloveni ka qenë kritik ndaj paraqitjes së vet në humbjen 117:101 të Dallas Mavericksit ndaj Chicago Bullsit të dielën mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDonçiq 21-vjeçar realizoi 36 pikë, 16 kërcime e 15 asistime, por shënoi vetëm gjashtë pikë në pjesën e dytë.
“Në pjesën e dytë luajta tmerrshëm. Isha pak vetjak, pasi shënova 30 pikë në pjesën e praë. Nuk isha unë në pjesën e dytë. Duhet të bëjë shumë më tepër, thjeshtë nuk jam ai. Nuk duhet të bëjë këtë”, ka thënë Donçiq, raporton agjencia AP.
Donçiq është ngjitur në pzozitën e 15-të në listën e basketbollistëve me më së tepërmi dyshifror të trefishtë të realizuar në NBA, duke e kaluar Jordanin. Për t ëishte dyshifrori i trefishtë i 29-të në karrierë. Në listë kryeson legjenda Oscr Robertson me 181 dyshifror të trefishtë të realizuar gjatë karrierës në NBA.