Ylli slloven Luka Donçiq po vazhdon të shkëlqejë në parketet e NBA-së. Ai të martën në mëngjes udhëhoqi Dallas Mawericksin në fitoren ndaj Oklahoma City Thunder, 104:102.
Donçiq realizoi “triple-double” në këtë ndeshje, me 20 pikë, 11 kërcimie dhe 12 asistime. Për të ishte “triple-double” i 41-të prej se është pjesë e Dallasit, ndërkohë që të gjithë lojtarët në histori të Dallasit, 349 gjithsej, kanë arritur vetëm 40 dyshifrorë të trefishtë.
Për Dallasin, kjo ishte fitorja e 25-të këtë sezon.
Tek ekipi humbës, më i dalluari ishte Shai Gilgeous-Alexander me 34 pikë, 6 kërcime e 5 asistime.
Artikuj të ngjashëm
-
Donçiqi me paraqitje impresive në fitoren e Sllovenisë
-
Donçiqi i hakmerret ish-skuadrës me “triple-double”
-
Magjia e Donçiqit i jep fitoren e dytë Dallasit ndaj Minnesotas
-
NBA, Dallas Mavericks në finale të Konferencës Perëndimore
-
Donçiqi frymëzon Dallasin për fitore në Oklahoma, Bostoni në finale të Lindjes