Slloveni Luka Donçiq ka hyrë në histori të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
21-vjeçari të hënën u bë basketbollisti i katërt për arritjen më të shpejtë të 1000 pikëve, 1000 kërcimeve dhe 1000 asistimeve në NBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi udhëhoqi Dallas Mavericks në fitoren 113:100 ndaj Houston Rockets.
Ndeshjen e mbylli me 33 pikë, 16 kërcime e 11 asistime duke regjistruar dyshifrorin e trefishtë të parë sivjet.
Ky ishte dyshifrori i trefishtë i 26-të në karrierën e tij të shkurtër. Është hera e tretë që ai ka realizuar më shumë se 30 pikë, 15 kërcime e 10 asistime në një ndeshje.
Arritjen e re ai e bëri me 139 ndeshje duke u treguar më efikas edhe se legjenda LeBron James.
Para tij janë vetëm Oscar Robertson, Ben Simmons e Magic Johnson.