Skuadra e Sassuolos nuk e ka ndërmend ta shesë mesfushorin Manuel Locatelli gjatë këtij muaji, ka insistuar drejtori sportiv Giovanni Carnevali të enjten për mediumet italiane.
Carnevali ka zbuluar se Sassuolo javën e fundit ka refuzuar shumë oferta nga klubet e mëdha të Evropës, si Manchester City e Juventusi që kanë insistuar në transferimin e mesfushorit gjatë këtij muaji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Sassuolo insistojnë se Locatelli që po shkëlqen këtë edicion, është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit.
“Ne si klub krenohemi që futbollisti ynë kërkohet nga klubet e mëdha. Mirëpo, Locatelli nuk do të largohet dhe do të jetë pjesë e ekipit deri në fund të sezonit. Ne tashmë i kemi refuzuar të gjitha ofertat”, tha Carnevali.
Locatelli 23-vjeçar, ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka dy gola e një asistim në 16 paraqitje në Serie A.